Një 25 vjecar u vendos në prangat e policisë Tiranë, nën akzuën se ngacmoi seksualisht dy vajza, një të mitur të moshën 15 vjec dhe një shtetase të huaj. Denoncimi për rastin në fjalë u bë nga vajza e mitur, e cila tha për policinë se një person i paidentifikuar e kishte ngacmuar atë seksualisht, në ashensorin e pallatit ku ajo banon. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, policia nisi kërkimet për identifikimin dhe kapjen e këtij personi.