Top News- Nga Zelenski e Trump, te Erdogan e Rama/Jeta para politikës, ja çfarë punësh bënin liderët
28/09/2023 13:46

Shumëkush u befasua shkurtin e kaluar, kur mësoi se ai që ishte shndërruar papritur në një lider lufte, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, ishte komedian dhe aktor para se të bëhej president. Por, janë të shumtë politikanët që kanë patur profesione interesante para se të bëheshin liderë. Worlds Statistics, në profilin e saj në rrjetin X, ka publikuar listën e liderëve botërorë dhe profesioneve që ata bënin dikur... Kështu, mësohet se zelenski nuk është i vetmi komedian në majat e politikës. Xhimi Morales, president i Guatemalës nga viti 2016 deri në 2020-ën, ka qenë po ashtu komedian. Ish-kryeministri bullgar, Boiko Borisov, mban rripin e zi në karate dhe ka punuar edhe si truprojë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka qenë punonjës sigurimi në një klub nate, presidenti i Gambias, Adam Barroë, po ashtu punonte si roje sigurie. Madje mos u habisni, por edhe papa Francesku ka qenë truprojë në një klub nate. Ndërsa tani mbahuni fort: Donald Trump, ish president i amerikës, ka mbledhur në rininë e hershme të tij shishe, barak obama ka shitur akullore dhe Joe Biden ishte punëtor mirëmbajtjeje. Presidenti rus Vladimir Putin, dihet se ka qenë spiun i KGB-së ndërsa ish presidenti rus Dmitri Medvedev ka punuar si pastrues rruge. Ai që sot udhëheq Turqinë me dorë të fortë, Recep Tayyip Erdogan, ka shitur limonata dhe petulla para studimeve të larta. E duke qëndruar në ballkan, ish presidenti kroat Ivo Josipovic, ka qenë kompozitor por mund të mburret edhe si avokat. Ish presidenti i sllovenisë, Borut Pahor, ka qenë një model. Kryeministri shqiptar edi Rama, njihet tashmë gjerësisht për talentin në pikturë. Edhe për ta përmbyllur, komuniteti i gazetarëve mund të krenohet po ashtu pasi ka nxjerrë dy liderë, ish kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55