Pak ditë më parë, prokurorët zbarkuan në Shqipëri për të hetuar një dosje, e cila nuk ka pikënisje vetëm në vendin tonë, por shkon deri në Belgjikë. Një Oficer i Policisë Gjyqësore, i cili shërben pranë Prokurorisë së Tiranës është marrë në pyetje nga hetuesit belgë dhe shqiptarë lidhur me implikimin e tij në një marrëdhënie përtej profesionit, me Kasandër Nogën.