Dy persona me precedentë penalë dhe me masë sigurie arrest shtëpie, u arrestuan nga policia në Vlorë pasi kishin shkuar për të vjedhur. Në pranga përfunduan një 48-vjeçar dhe një 46-vjear të dy nga Tirana. ata kishin udhëtuar drejt qytetit bregdetar por u kapën në flagrancë duke tentuar që të hapnin një banesë me mjete speciale në lagjen "Bashkimi", me qëllim vjedhjen. Nga verifikimet rezultoi se të dy kishin thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për veprën penale “Vjedhja”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje të ndryshme për hapjen e bravave dhe kasafortave, automjeti tip "Mercedes-Benz" që përdorej nga autorët, si dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale "Vjedhja", mbetur në tentativë, dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".