Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar katër të vdekur me COVID-19 dhe 518 të infektuar duke shënuar numrin më të lartë brenda një dite që nga lehtësimi i masave në qershor. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: dy në Shkup dhe nga një në Tetovë dhe Dibër. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.