Atentati me 1 viktimë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Milot dyshohet se ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë 3 persona. Duket se këto ngjarje të rënda kanë vetëm një emërues të përbashkët dhe ai është Ervis Martinaj. Ylli Brahimi që mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës, mësohet se kishte lidhje me Ervis Martinaj.