Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i rrugës Shirokë–Zogaj në Shkodër, ku vijojnë punimet për zgjerimin e këtij segmenti, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi.