Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka inspektuar nga afër punimet në zonën sportive dhe të lodrave për fëmijë në Elbasan ku nga një repart ish ushtarak i degraduar tashmë po transformohet në një qendër multifunksionale. Projekti i financuar nga qeveria shqiptare për këndet sportive dhe të lodrave për fëmijë “Dua të luaj”, që pritet të përfundojë brenda muajit shtator të këtij viti do jetë në shërbim të gjithë grup moshave për të mësuar dhe kaluar kohë të lirë.