I gjithë kombi shqiptar priti me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të akademikut, mendimtarit të shquar, Rexhep Qosja. Deputetët e Kuvendit të Kosovës mbajtën një minutë heshtje në nderim të angazhimit të tij të palodhur për çështjen kombëtare. “Sapo e kemi pranuar një lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të akademikut dhe të intelektualit, Rexhep Qosja. Rexhep Qosja ishte një figurë e shquar e mendimit shqiptar, studiues, shkrimtar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare. Në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij, ju ftoj që të bëjmë një minutë heshtje”