Top News – Nga president në provokator…‘Udhëtimi i gjatë’ i Dmitry Medvedev
03/08/2025 13:12

Dmitry Medvedev ka bërë shumë rrugë që nga koha e tij si president i Rusisë, kur qëndronte në krah të Presidentit të atëhershëm amerikan, Barack Obama dhe deklaronte se "zgjidhja e shumë problemeve botërore varet nga vullneti i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë". Këtë javë, në rolin e tij gjysmëzyrtar si qen sulmi i Kremlinit, Medvedev sugjeroi dy herë se administrata e Presidentit Donald Trump po i shtynte SHBA-të dhe Rusinë drejt luftës dhe paralajmëroi për aftësitë bërthamore të Rusisë, pasi Trump sugjeroi se do të vendoste sanksione të reja ndaj Rusisë. Ndërsa Medvedev është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ai nuk ka pushtet ekzekutiv. Por komentet e tij provokuese këtë javë bënë bujë. Medvedev tha në Telegram të enjten se Trump duhet të shikojë serialin televiziv apokaliptik "The Ëalking Dead" dhe iu referua aftësisë sovjetike për të kryer sulme automatike bërthamore. Presidenti amerikan u përgjigj të premten duke urdhëruar dy nëndetëse bërthamore amerikane që të vendoseshin në "rajonet e duhura". Përplasja vjen pasi Trump vendosi një afat të ri për Putinin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke kërcënuar me sanksione amerikane nëse nuk arrihet një armëpushim, një ultimatum që Kremlini nuk ka gjasa ta marrë parasysh. Medvedev paraqitet sot ndryshe nga koha kur ishte president i Rusisë, në moshën 42 vjeç. Ai është diplomuar si avokat pa lidhje me shërbimet e sigurisë, ndryshe nga udhëheqësi aktual Vladimir Putin, një ish-agjent i KGB-së. I qetë në dukje, Medvedev ishte i etur të modernizonte ekonominë e Rusisë dhe të luftonte korrupsionin. Por presidenca e tij u pa si mbushja e një boshllëku të përkohshëm, një mënyrë që Putini të anashkalonte kufizimet kushtetuese dhe të mbante pushtetin. Që kur dha dorëheqjen si president në vitin 2012 për t'i lejuar Putinit të kthehej në këtë post, Medvedev është transformuar nga një teknokrat relativisht liberal në një super-nacionalist, duke tallur kundërshtarët e Rusisë me postime provokuese në mediat sociale. Vecanërisht i zëshëm u bë ai pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ai e quajti udhëheqjen e Kievit, ‘buburreca që shumohen në një kavanoz, e quajti kancelarin gjerman Merz një nazist, dhe ka kërcënuar disa herë amerikën me luftë bërthamore. Kur u shfaq në një konferencë për shtyp me Obamën, në 2009, Medvedev dukej një president i sigurt që e shihte veten shumë më tepër se sa një zëvendësues të përkohshëm të Putinit. Ai tha atë ditë: Ne kemi arsenalet kryesore bërthamore dhe kemi përgjegjësi të plotë për to. 16 vite më vonë, ai është kthyer në një provokator.

Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20