Banka Botërore ka ngritur kambanën e alarmit lidhur me dy rreziqë që i kanosen ekonomisë së vendit tonë. Emanuel Salinas, menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë është shprehur skeptik lidhur me efikasitetin e PPP-ve në Shqipëri si dhe borxhet e marra në tregjet financiare. Sipas raportit të fundit të monitorimit të Partneriteteve Publik Privat të Qeverisë të publikuar në nëntor 2021, vlera e investimeve nëpërmjet kontratave PPP është rritur në 35 për qind të Prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2020.