Është zbardhur agjenda e samitit të procesit të Berlinit që pritet në mbahet më 16 tetor në Tiranë. Vendi që do të bëjë bashkë liderit europianë dhe ata ballkanikë në samit është zgjedhur Piramida e Tiranës. Bëhet me dije se Samiti do të nisë në orën 11.00, ku do të mbajnë fjalën e tyre kryeministri Edi Rama, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel.