Seanca e dytë gjyqësore në Gjykatën Administrative të Tiranës për padinë e ngritur nga Erion Veliaj ndaj prokurorit të posaccëm, Ols Dado zgjati rreth 60 minuta dhe u mbyll pa vendimmarrje nëse padia do të pranohet, apo do të refuzohet. Veliaj, që në këtë seancë ishte dhe vetë i pranishëm, përfaqësohej edhe nga avokati, Plarent Ndreca. Ndreca kundërshtoi prokurën e përfaqësueses së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që sipas tij ishte e paligjshme.