Ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, Loni Willison, është parë duke ecur zbathur dhe duke kërkuar ushqim në kazanët e plehrave në rrugët e Los Anxhelosit . Siç raportohet, ish-modelja e rrobave të banjës tashmë është e pastrehë dhe është pikasur në Santa Monica duke u endur nëpër koshat e mbeturinave. Tatëpjeta e jetës së saj raportohet të ketë filluar gati 10 vite më parë, ku martesa me aktorin e “Baywatch” u mbyll si mos më keq, pasi akuzoi Jackson se u përpoq ta mbyste gjatë një sherri ku të dy ishin të dehur.