Ministri I Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar këtë të premte një plan të gjërë masash, për sigurinë në shkolla, teksa pritet nisja e sezonit të ri. Plani I masave parashikon siguri që nga furgonat që sjellin fëmijët në shkolla, te kontrolli ushqimeve që shiten për fëmijet, e deri të automjetet që lëvizin me shpejtësi pranë shkollave. Kështu, Bashkitë janë ngarkuar me detyrën për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore, vertikale dhe horizontale, dhe semaforëve të nevojshëm brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, brenda një afati 90 ditor.