Top News – Nga muri i dronëve te mburoja hapësinore / Evropa përgatitet për luftë me Putinin në 2030
17/10/2025 15:06

Evropa po përgatitet të mbrohet përballë një sulmi të mundshëm nga rusia me një plan të sofistikuar që mbulon katër shtylla; mburojë ajrore, mburojë hapësinore, mur dronësh dhe mbikëqyrje kufijsh. Pas inkursioneve të përsëritura ajrore të Moskës që kërcënojnë sigurinë e Evropës, kontinenti tani është në gatishmëri. Vendimi vjen pas një sërë incidentesh në të cilat kufijtë dhe aeroportet e Evropës janë testuar nga dronë të paligjshëm. Javët e fundit, Evropa ka qenë dëshmitare e përballjeve me avionë luftarakë rusë, dronë misteriozë dhe aktiviteteve të koordinuara sabotimi që kanë paralizuar operacionet në aeroportet kryesore. Më herët këtë muaj, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri thirrje për një sistem mbrojtës ajror me shumë shtresa që mund të përballojë një valë inkursionesh me dronë të nisura nga Rusia. Komisioni Evropian tani ka propozuar katër projekte kryesore mbrojtëse evropiane, duke përfshirë një sistem kundër dronëve dhe një plan për të fortifikuar kufirin lindor, për t'u mbrojtur përballë Rusisë deri në vitin 2030. Planet janë që të krijohet një Mburoja Ajrore Evropiane, e cila do të garantojë mbrojtje nga raketat dhe kërcënimet e tjera ajrore. Ndërkohë, do të krijohet edhe një Mburojë Hapësinore Evropiane për të mbrojtur asetet dhe shërbimet hapësinore të bllokut. Dhe vendet në krahun lindor të NATO-s do të ndërtojnë një sistem mbrojtës ajror shumështresor që do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të dronëve dhe rrëzimin e tyre. Krahas nismës së dronëve është njoftuar edhe një program më i gjerë "Eastern Flank Ëatch" i projektuar për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe tokësore përgjatë kufirit të BE-së me Rusinë deri në fund të vitit 2028. Deri më tani, BE nuk ka dhënë një vlerësim konkret se sa mendon se do të kushtojnë projektet kryesore.

Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43