Inteligjenca artificiale po transformon punën në shumë industri. Forumi Ekonomik Botëror parashikon se IA do të zhdukë 92 milionë vende pune, por do të krijojë një shtesë neto prej 78 milionë deri në vitin 2030. Megjithatë, jo çdo profesion preket njësoj. Profesionet më pak të rrezikuara janë ato që kërkojnë ndërhyrje fizike njerëzore, gjykim dhe mendim kritik, mbështeten te inteligjenca emocionale apo që zhvillohen në kushte të paparashikueshme, shkruan Forbes