Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë mbajti një takim me të rinjtë me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë. Kreu i qverisë u bëri ftesë të gjithë të rinjve që të angazhohen në politikë, duke kontriubuar kështu për vendin e tyre. Mirëpo, gjatë takimit nuk munguan as batuat nga ana e kryeministrit. Rama tha se FRESSH tashmë është 30-vjeç dhe se i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko, ndërsa përmendi edhe Ballën duke thënë se 'përpiqet i shkreti, por nuk e arri dot'.