Në këto imazhe, shihen skuadrat ukrainase të emergjencës që shpëtojnë një të mbijetuar të tërmetit, dhe ky ishte shpëtimi i parë i tyre.“Në ditën e 9 të tërmetit të tmerrshëm në Turqi, skuadrat tona ndihmuan në gjetjen dhe nxjerrjen nga rrënojat të një gruaje që i mbijetoi shkatërrimit të ndërtesës ku jetonte. Kjo ndodhi në qytetin e Antakias”, tha Sergiy Kruk, shefi i shërbimeve shtetërore të emergjencave të Ukrainës.