Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore, dhe atyre lumore. Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 44 mjete lundruese.