Aventura katastrofike ushtarake e Vladimir Putin në Ukrainë ka ngritur perspektivën se sundimi i tij 22-vjeçar mund të jetë afër fundit. Shtatë muaj pas luftës së agresionit të presidentit rus, trupat e tij kanë pësuar humbje masive të njerëzve dhe pajisjeve dhe janë në tërheqje të pandërprerë në Ukrainën lindore. Urdhri i Putinit javën e kaluar për të mobilizuar qindra mijëra burra ka rënë në kaos, duke cuar në kritiksa edhe nga vetë propaganduesit dhe aleatët e tij politikë. Autokrati 69-vjeçar u ngrit në pushtet në vitin 2000, duke pasuar Boris Jelcinin e sëmurë pas luftës së dytë të Rusisë në Çeçeni.