Gjashtë persona u plagosën nga shpërthimi I një bombole gazi mbrëmjen e të shtunës në fshatin Gajush në Lezhë. Shpërthimi, mësohet se ndodhi sapo kryefamiljari Saimir Kola hapi derën dhe ndezi dritën në banesë. Ndërkohë pesë anëtarët e tjerë të familjes ndodheshin në verandë. Ata morën të gjithë plagë të shumta në trup dhe u dërguan drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve, kryefamiljari ishte ai që mori më shumë plagë në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Kurse pesë anëtarët e tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.