Top News – Nga Greenlanda kontrollon Rusinë / Një dëshirë e hershme, pse e do Amerika Grenlandën
07/01/2026 14:06

Pak ditë pasi ushtria amerikane rrëzoi nga pushteti presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, një luftë deklaratash e lidhur me ishullin danez të Grenlandës shpërtheu sërish. Trump, ka thënë vazhdimisht se Uashingtoni ka nevojë që Grenlanda të behet e tija dhe madje nuk e ka përjashtuar as mundësinë që ta marrë këtë ishull me forcë. Por, vëmendja e Uashingtonit për Grenlandën nuk është diçka e re, sepse Shtetet e Bashkuara e kanë dëshiruar këtë ishull përherë, qysh nga vitit 1800 kur folën për herë të parë për blerjen e tij nga Danimarka. Danimarka ka sovranitet mbi Grenlandën që nga 1921. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Danimarka u pushtua nga Gjermania naziste, duke e lënë Greenlandën në mëshirën e fatit. Por presidenti amerikan, Roosvelt vendosi se duhet të bënte dicka. Forcat amerikane e pushtuan territorin dhe e kthyen nën kontroll danez pas luftës, por nuk u tërhoqën që andej. Në vitin 1951, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje që lejonte Uashingtonin dhe aleancën e sapoformuar ushtarake të NATO-s të "përmirësonin dhe të përshtatnin zonën për përdorim ushtarak". Një nga objektet amerikane në Grenlandë, i quajtur Camp Century, u shpall një objekt për çështje kërkimesh. Në realitet ishte një front për Projektin Iceëorm, një rrjet i planifikuar i vendeve të lëshimit të raketave bërthamore nën shtresën e akullit të Grenlandës që synonte Bashkimin Sovjetik. Por stacioni i fshehtë i armëve bërthamore amerikane, dështoi shpejt. Në vitin 1966 Camp Century u braktis, bashkë me mbetjet radioaktive që mbeten të varrosura nën akull sot. Propozimet që SHBA të blejnë Grenlandën datojnë që nga viti 1867. Në vitin 1946, një ofertë konkrete me vlerën moderne prej rreth 1 miliard dollarësh, iu bë Kopenhagenit për Grenlandën, nga SHBA. Ministri i Jashtëm i Danimarkës e refuzoi ofertën e vitit 1946, duke u përgjigjur se, "ndërsa ne i detyrohemi shumë Amerikës, nuk mendoj se ia kemi borxh gjithë ishullin e Grenlandës". Trump, gjatë mandatit të tij të parë më 2019, sugjeroi vazhdimisht që SHBA duhej të merrte territorin, deklarata që u hodhën poshtë gjerësisht si joserioze. Megjithatë, në mandatin e dytë, ai u bë edhe më serioz. Danimarka u përgjigj duke vendosur Ariun Polar, që përfaqëson Grenlandën, në stemën e mbretit danez dhe duke përsëritur se territori nuk është për shitje.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43