Top News/ Nga fushëbeteja, në diplomaci/ Zaluzhni emërohet ambasador i Ukrainës në Britaninë e Madhe
08/03/2024 10:59

Ukraina emëroi të enjten Valery Zaluzhnyn si të dërguarin e saj të ri në Mbretërinë e Bashkuar, një muaj pasi ai u hoq nga posti i tij si komandant i përgjithshëm i ushtrisë së vendit. Njoftimi erdhi pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps. Zelensky "miratoi kandidaturën e Valery Zaluzhnyt për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar", tha të enjten Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë. Zelensky vlerësoi emërimin e Zaluzhnyt, duke thënë se aleanca me Britaninë, një nga mbështetësit kryesorë të vendit të tij që nga fillimi i pushtimit rus, "duhet vetëm të forcohet"."Zaluzhny më tha se diplomacia është drejtimi që ai do të donte të ndiqte," shtoi ai. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e përshëndeti gjithashtu emërimin duke e quajtur atë një "hap logjik" e duke thënë se Zaluzhny solli domosdoshmërinë e "kuptimin të kontekstit ushtarak" në post. Gjenerali shumë popullor në Ukrainë, udhëhoqi ushtrinë ukrainase që nga fillimi i luftës kundër Rusisë, duke zmbrapsur një forcë pushtuese shumë herë më të fuqishme në muajt e parë të konfliktit. I quajtur "Gjenerali i Hekurt" nga mediat ukrainase, Zaluzhny u bë simbol i rezistencës së vendit dhe mori vlerësime të larta nga publiku. Por dështimi i një kundërofensive të shumëpritur verën e kaluar dhe mosmarrëveshja publike me Zelenskyn bëri që figura e tij të mos ishte shumë e pëlqyer për presidencën. Ai u zëvendësua nga Oleksandr Syrsky, i cili udhëhoqi kundërsulmin e rrufeshëm të Ukrainës në vjeshtën e vitit 2022 në rajonin verilindor të Harkivit.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23