Top News – Nga Franca në Australi për 19 orë/17 mijë kilometra fluturim, Qantas teston Airbusin e ri
24/07/2026 14:14

Avioni i ri ultra i gjatë i Qantas është ulur në tokën australiane për herë të parë të premten pas një fluturimi provë 19-orësh, direkt nga Franca. Airbus A350-1000ULR, i projektuar për Qantas për të kryer disa nga fluturimet më të gjata komerciale në botë, u nis për një udhëtim pa ndalesa nga fabrika e prodhimit të Airbus në Toulouse, të Francës të enjten, me destinacion Melburnin. Avionët janë projektuar për të fluturuar deri në 22 orë pa ndalesa për itinerarin direkt të kompanisë nga Sidnei në Londër, që pritet të fillojë në tetor 2027. Fluturimi provë ka tërhequr vëmendjen e entuziastëve të transportit, me më shumë se 67,000 njerëz që ndoqën rrugën e tij prej gati 17,000 km në flightradar24.com të premten në mëngjes, fluturimi më i shikuar globalisht ky. Faqja e internetit e trafikut ajror tregon se fluturimi u nis nga Tuluza në orën 7:33 të mëngjesit të enjten dhe u ul në Melburn pak më shumë se 19 orë më vonë, në orën 10:46 të mëngjesit, sipas orës lokale. Në një deklaratë, Qantas tha se katër pilotë testues të fluturimit të Airbus dhe pesë inxhinierë testimi ishin në bord. Ata dhe avioni do të qëndrojnë në Melburn gjatë fundjavës dhe më pas do të kthehen në Tuluzë të hënën, me dy pilotë të Qantas që do t'u bashkohen në bord. Avioni ka një rezervuar shtesë karburanti me kapacitet 20 mijë litra cka e lejon të fluturojë në trajektore të gjata deri në 18.500 km. Qantas në qershor tha se po blinte 12 avionë, me 238 vende në vend të 300-vendeve që ka modeli tjetër A350-1000. Planet e Projektit Sunrise të Qantas për shërbime pa ndalesa mes Sidneit dhe Londrës janë shtyrë disa herë në vitet e kaluara.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06