Trupi i pajetë i 25-vjeçares Ana Dyrmishi mbërriti këtë të premte në Durrës, në vendnlindjen e saj, ku familjarët miqtë dhe të afërmit do ti japin lamtumirën e fundit. Pas 10 ditësh në luftë për jetën, Ana humbi betejën në Turqi, pas plagëve dhe djegieve të rënda që pësoi nga zjarri i rënë më 16 gusht në një hotel në Lungomare të Vlorës. 25-vjeçarja pësoi djegie në rreth 85% të trupit. Pas trajtimit në Shqipëri, ajo u transportua në Turqi për mjekim të specializuar, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.