Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01/2025 12:21

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka emëruar Andrew Puzder, i cili ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i rrjetit të restoranteve fastfood ‘CKE Restaurants’, për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian. Vendimi vjen një ditë pasi udhëheqësi i ri amerikan u zotua të godasë BE-në me tarifa. Puzder u propozua për të qenë sekretar i Departamentit të Punës gjatë administratës së parë të Trump, por u tërhoq mes shqetësimeve se nuk do të mund të siguronte mjaftueshëm vota në Senat për t'u konfirmuar. Presidenti Trump thotë se defiçiti tregtar mes SHBA-së dhe BE-së është në nivele shqetësuese. "Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për ne", tha ai të martën, duke përsëritur komentet e bëra ditën kur mori detyrën. "Ndaj tarifat janë e vetmja mënyrë për të patur drejtësi". Presidenti Trump i dha zë shqetësimit të tij mbi tarifat gjatë komenteve për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pasi mori detyrën, por nuk vendosi menjëherë tarifa siç kishte premtuar gjatë fushatës së tij. Trump ka kërcënuar gjithashtu me tarifa Meksikës, Kanadanë dhe Kinën. "Andy do të bëjë një punë të shkëlqyer duke përfaqësuar interesat e kombit tonë në këtë rajon të rëndësishëm", tha presidenti ndërsa njoftoi emërimin e tij për ambasador të SHBA-së në BE. Kur u emërua si sekretar i Punës gjatë administratës së parë Trump, Puzder ishte në qendër të një vorbulle polemikash, ankimesh e konfliktesh të mundshme. Në vitin 2017 ai pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin punësuar një person padokumente. Ai u përball gjithashtu me një mori ankesash dhe çështjesh ligjore të ngritura nga punonjës kundër bizneseve të tij. Puzder ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i ‘CKE Restaurants’, nga viti 2000 deri në 2017.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24