Top News – Nga erdhi koronavirusi… 007-at amerikane të ndara për origjinën
28/08/2021 11:49

Komuniteti i inteligjencës në Shtetet e Bashkuara tha se ishte i ndarë rreth origjinës së COVID-19, pasi për tre muaj kryen një hetim që e urdhëroi presidenti Joe Biden, thuhet në një përmbledhje të publikuar të premten. Komuniteti i inteligjencës tha se të gjitha agjencitë vlerësuan se dy hipoteza janë “të mundshme” – që ose virusi është përhapur në njerëz nga një kafshë e infektuar ose që virusi ka dalë nga një laborator kinez në Vuhan. Dokumenti u publikua nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, që mbikëqyr 17 agjenci dhe organizata të inteligjencës amerikane. Komuniteti i inteligjencës tha se SARS-CoV-2, me gjasë ka infektuar njerëzit e parë jo më vonë se nëntori i vitit 2019 dhe grupi i parë i rasteve u shfaq në Vuhan të Kinës në dhjetor. Në përgjithësi, komuniteti i inteligjencës tha se me qëllim që të ofrojë një shpjegim përfundimtar lidhur me origjinën e COVID-19, duhen më shumë informacione. Presidenti amerikan, Joe Biden, përmes një deklarate, ka thënë se SHBA-ja dhe partnerët e saj do të vazhdojnë t’i bëjnë presion Kinës që të bashkëpunojë dhe të ndajë informacione lidhur me fazat e para të pandemisë. “Informacioni kritik për origjinën e kësaj pandemie ekziston në Republikën Popullore të Kinës, por që nga fillimi, zyrtarët e Qeverisë kineze, kanë punuar për të parandaluar hetuesit ndërkombëtarë dhe anëtarët botërorë të shëndetit publik që të kenë qasje në të”, ka thënë Biden. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që prej shpërthimit të pandemisë në fundin e vitit 2019, në botë janë regjistruar mbi 215 milionë raste dhe mbi 4.4 milionë viktima.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB