Për herë të parë në Shqipëri, një ankand për taksat e luksit. Kështu njofton Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, që nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka publikuar edhe disa nga targat e veçanta. “E veçanta kushton, dallohet, ndaj bëhuni gati të rrëmbeni targën e ëndrrave”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor në njoftim, teksa zbulon edhe çmimin fillestar me të cilin do të nisë ankandi.