Ministrat e Jashtëm të NATO-s janë mbledhur për dy ditë me radhë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Ata pritet të zotohen për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën kundër agresionit rus. Në një konferencë për shtyp, pas një takimi me Presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi aleancës të rrisë mbështetjen e saj në rajon.