Ylli Zalla, 49 vjeç i cili u arrestua këtë të hënë në Krujë ishte prej muajsh në listën e personave të shpallur në kërkim nga autoritetet, në kuadër të hetimeve për atentatin në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe Muçi Shaljani, efektiv policie.