Top News – Nga andej ‘sheh’ gjithë Mesdheun/Bazat ushtarake ruse në Siri, të qëndrojnë apo largohen?
11/12/2024 12:55

Pas fitores së islamistëve në Siri, Rusia po vlerëson se cfarë duhet të bëjë me bazat e saj ushtarake atje. A do t'i humbasë ajo ato pas fitores së rebelëve dhe arratisjes së Bashar Al Assadit? Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, tha të hënën se, është "herët" të flitet për këtë. Mediat ruse njoftuan se islamistët e drejtuar nga grupi Haiat Tahrir al-Sham, kanë garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse por konfirmim nga burime të tjera nuk ka. Rusia ka dy baza Siri, bazën e marinës në Tartus në Detin Mesdhe, një trashëgimi e Bashkimit Sovjetik, dhe që nga viti 2015 edhe aeroportin ushtarak në Hmeimim. "Deri tani ndonëse shihen aktivitete të avionëve transportues në Hmeimim, nuk mund të bëhet fjalë për përmasa që do të nënkuptonin një evakuim të plotë", thotë për DË Gustav Gressel, ish-ekspert në këshillin evropian të marrëdhënieve me jashtë. Anijet ruse vërtet ndodhen në Mesdhe "për manovra", por ato nuk janë larg Tartusit. "Unë mendoj, se pas kuintave Rusia do të negociojë për t'i mbajtur bazat në Siri", thotë ai. "Nëse do të hiqej dorë prej këtyre bazave, në fakt do të duhej të kishte nisur evakuimi”. Ekspertët besojnë se baza e marinës në Tartus është për Rusinë "më e rëndësishme në aspektin strategjik", sepse "që andej forca e Moskës mund të projektohet në Mesdhe". Baza e aviacionit në Hmeimim ka qenë për Moskën e rëndësishme, për të mbrojtur regjimin e Assadit nga rebelët. Por tani kjo arsye bie.

Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
Top News- Flakët “deri në qiell”, shkrumbohet lokali në Lungomare
23/02 21:26
Top Channel/ Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
23/02 20:36
Top Channel/ Berisha mesazh Ramës: Të shtunën protestojmë për arrestimin tënd
23/02 20:35
Top News- Shqipëria e Hungaria forcojnë mbrojtjen/ Shkëmbim i atasheve ushtarakë, dhe trajnim i FA
23/02 20:02
Top Channel/ Hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, me 5% tatim
23/02 20:02
Top Channel/ Bukëpjekës, zanat në zhdukje! Shoqata e prodhuesve të bukës kërkon subvencionim
23/02 19:58
Top Channel/ Këshilli i Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raporti do hartohet pas mbledhjes
23/02 19:57
Top News-‘Reforma territoriale gjithëpërfshirëse’/ Gonzato takon Maznikun e Boçin, kërkon konsensus
23/02 19:52
Top Channel/ Dy raporte për “Ballukun”! PS dhe PD do votojnë më 5 mars
23/02 19:39
Top News – PS u nxitua me rregulloren. Kushtetuesja e shfuqizon, Kuvendi ka 30 ditë kohë
23/02 18:03
Top News – ‘Ranë të gjitha alibitë’. PD kërkon imunitetin e Ballukut, PS kërkon kohë
23/02 17:17
Top News- Troje, karburant dhe ndërtesa / Fier, konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut
23/02 17:16
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Mbyllet pas 5 orësh mbledhja për Ballukun, Bardhi zbardh diskutimet
23/02 16:19
Top Channel/ Presidenti i ri, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota. Sot pret Abdixhikun
23/02 16:19
Top Channel/ Kuvendi diskuton “Ballukun”/ Mblidhet Këshilli i Imuniteteve, në takim
23/02 16:18
DIGITALB DIGITALB