Kreu i SPAK Altin Dumani ka zhvilluar një takim informal me gazetarët, ku i është përgjigjur interesit për tema të ndryshme, të cilat janë pjesë e hetimeve të prokurorisë. Teksa priten zhvillime të reja lidhur më ecurinë e hetimeve dhe vendodhjen e ish zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, Dumani u tregua i rezervuar para gazetarëve, duke thënë vetëm se hetimet për Ahmetaj vijojnë. Më tej theksoi se lidhur me inceneratorët po kryhen hetime dhe ndaj personave të tjerë.