Pavarësisht kritikave të shumta për një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, Franca duke filluar nga 15 Qershori do të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë personat mbi 18-vjeç. Njoftimi e dha Presidenti Emmanuel Macron, pasi aktualisht vaksinimi është i mundur për këdo që është mbi moshën 55-vjeç. Një ditë Macron, paraqiti planin e tij për të hequr përfundimisht kufizimet e COVID-19 në të gjithë vendin. Plan i cili synon që shumica e bizneseve jo-thelbësore, përfshirë baret dhe restorantet të rihapen plotësisht më 9 qershor.