Dmitry Medvedev, zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati i NEË START skadon dhe nuk zëvendësohet nga një i ri, atëherë bota duhet të alarmohet se fuqitë më të mëdha bërthamore nuk do të kenë më kufizime, për herën e parë që nga fillimi i viteve 1970. Traktati NEË START, i nënshkruar në vitin 2010 nga Presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama dhe Medvedev, i cili ishte president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, kufizoi numrin e kokave bërthamore strategjike në 1,550 për secilën palë.