Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video nga palestra, duke iu përgjigjur komenteve për shëndetin e tij por dhe gjendjen fizike. Netanyahu shfaqet në videon e publikuar duke bërë ushtrime fizike. Po ashtu ai ka dhe një mesazh për të rinjtë, të cilët i fton që të ushtrojnë aktivitet fizik me qëllim që të kujdesen sa më shumë për shëndetin. Më pas ai ndau dhe disa momente nga rutina e tij e dietës ushqimore pas stërvitjes në palestër.