“Janë të detyrueshme për të gjitha vendet anëtare të BE-së”, është shprehur kështu shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell për urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, dhe udhëheqësin ushtarak të Hamasit. Në një postim të bërë rrjetim social X, Borrell shkruan se urdhër-arrestet janë "të detyrueshme për të gjitha shtetet palë në Statutin e Romës, i cili përfshin të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së".