Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë, ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant dhe liderin e Hamasit, Mohammed Deif, për krime të dyshuara lufte në lidhje me luftën në Gaza. Urdhërat i vënë Netanyahun dhe Gallantin në rrezik arrestimi nëse udhëtojnë jashtë vendit.