Top News/ Netanyahu nis dy avionë në Amsterdam / Evakuohen tifozët, u sulmuan nga bandat antisemite
08/11/2024 12:09

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të dy avionëve të evakuimit në Amsterdam, pas një “incidenti të dhunshëm” ndaj qytetarëve izraelitë, tha zyra e tij të premten. Policia holandeze tha se u raportua për disa përleshje në qendër të qytetit pas ndeshjes së futbollit mes Ajaxit dhe klubit izraelit Maccabi Tel Aviv të enjten mbrëma. Ministria e Sigurisë Kombëtare të Izraelit u bëri thirrje izraelitëve në qytetin holandez të qëndrojnë brenda dhomave të hoteleve të tyre pas incidenteve të dhunshme, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë tjetër. “Tifozët, të cilët shkuan për të parë ndeshjen, u përballën me antisemitizëm dhe u sulmuan me mizori të papërfytyrueshme, thjesht sepse janë hebrenj dhe izraelitë”, tha ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Ben-Gvir, në X. Policia holandeze tha se 57 persona janë ndaluar pas ndeshjes, pasi protestuesit propalestinezë u përpoqën të arrinin afër stadiumit “Johan Cruyff”, edhe pse autoritetet lokale nuk u kishin dhënë leje për protestë atje. Policia shtoi se tifozët u larguan nga stadiumi pa asnjë incident, por gjatë natës ndodhën përleshje të ndryshme në qendër të qytetit. Ushtria izraelite tha se është duke u përgatitur ta nisë menjëherë një skuadër shpëtimi në bashkërendim me Qeverinë e Holandës, pas ndeshjes së futbollit, në të cilën Ajaxi e mposhti klubin izraelit Maccabi Tel Aviv me rezultat 5:0. “Misioni do të niset me avionë dhe do të përfshijë ekipe mjekësore dhe të shpëtimit”, tha ushtria. Ky incident ndodhi në një kohë kur tensionet vazhdojnë të jenë të larta në Lindjen e Mesme që pasi grupi palestinez Hamas, e kreu një sulm më 7 tetor 2023 në Izrael që u pasua më pas nga ofensiva izraelite në gaza që ka marrë deri më tani 43 mijë jetë njerëzish atje. Lufta në Gazë ka nxitur protesta në mbështetje të të dyja palëve nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilave janë sulmuar si arabët, ashtu edhe izraelitët.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34