Top News/ Netanyahu: Në luftë me Hezbollahun / Shuan shpresat për paqe, deklarata kontradiktore
27/09/2024 15:16

Izraeli do të vazhdojë të diskutojë propozimet për armëpushim në Liban në ditët në vijim, tha të premten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, por në të njëjtën kohë tha edhe se sulmet ndaj hezbollahut do të vazhdojnë. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut do ta bëjë edhe më të vështirë kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, i hodhi poshtë ndërkohë një ditë më parë thirrjet e ndërkombëtarëve për armëpushim me Hezbollahun, duke thënë se bombardimet do të vazhdojnë. Një sulm izraelit të premten vrau nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë katër fëmijë, në qytezën kufitare të Libanit, Sheba. Afro 700 persona janë vrarë në Liban që nga e dita e hënë si pasojë e bombardimeve izraelite, thotë Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Hezbollahu tha të premten se lëshoi raketa në drejtim të Izraelit, në qytetin Haifa, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit, si dhe në qytetin Tiberias, duke thënë se këto sulme ishin përgjigje ndaj sulmeve ajrore izraelite në fshatra dhe qytete të Libanit. Megjithëse sistemet anti ajrore të izraelit kanë rrëzuar shumicën e raketave të Hezbollahut, duke e kufizuar dëmin e tyre, sulmet e grupit militant e kanë tronditur jetën normale përgjatë pjesës më të madhe të kufirit verior të Izraelit. Konflikti mes Izraelit dhe grupit të armatosur rëndë Hezbollah është më i ashpri mes tyre në 18 vjetët e fundit, dhe ka ngjallur frikën se mund të shpërthejë një luftë e gjerë rajonale. Shtetet e Bashkuara dhe Franca propozuan të mërkurën një armëpushim të menjëhershëm 21-ditor përgjatë kufirit Izrael-Liban, dhe thanë se bisedimet janë duke vazhduar. Netanyahu tha të premten se ekipet izraelite mbajtën takime për të biseduar për propozimet e SHBA-së për armëpushim të enjten dhe se do t’i vazhdonin ato edhe në ditët në vijim, duke shtuar se i vlerëson përpjekjet e SHBA-së. Të enjten, pasi Netanyahu u nis për në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zyra e tij lëshoi një deklaratë duke thënë se kryeministri kishte urdhëruar trupat izraelite të vazhdonin operacionet ushtarake në Liban.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20