Tel Avivi nuk gjen qetësi, pasi pavarësisht dhjetëra mijë viktimave palestineze nga radhët e civilëve, ushtria izraelite nuk ka arritur të gjejë dhe të lirojë pengjet e marra nga Hamas, gjatë sulmit të 7 tetorit të një viti më parë. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera izraelite të shtunën mbrëma për të denoncuar qeverinë Netanyahu dhe për të kërkuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.