Më pak se 48 orë para se të fillonte sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Kryeministri Benjamin Netanyahu foli në telefon me Presidentin Donald Trump rreth arsyeve pse duhej nisur kjo luftë komplekse dhe e largët kundër së cilës udhëheqësi amerikan dikur kishte bërë fushatë. Si Trump ashtu edhe Netanyahu e dinin nga informacionet e inteligjencës në fillim të javës se Udhëheqësi Suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei dhe zëvendësit e tij kryesorë do të takoheshin në kompleksin e tij në Teheran, duke i bërë ata të prekshëm ndaj një "sulmi prezic".