Politikani opozitar rus, Mikhail Kasyanov, kryeministri i parë i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se rezultati i luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës, do të përcaktojë të ardhmen e Rusisë dhe nëse Ukraine bie, “shtetet e Baltikut janë në radhë”. Kasyanov, kritik i hapur i presidentit rus, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se ai nuk e ka besuar fillimisht se Putin do të niste luftë kundër Ukrainës. Por kur pa Këshillin e Sigurisë së Rusisë, tri ditë para pushtimit, ai e kish kuptuar se do të kishte luftë.