Kina do të marrë “masa dramatike” nëse Tajvani bën lëvizje drejt pavarësisë, ka paralajmëruar të mërkurën një zyrtar i Pekinit, duke shtuar se provokimet e Tajvanit dhe ndërhyrjet e jashtme mund të rriten vitin e ardhshëm. Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj dhe në dy vjetët e fundit ka rritur presionin diplomatik dhe atë ushtarak, gjë që ka nxitur shqetësime në Taipei dhe Uashington.