Një kërcënim serioz vjen nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në drejtim të Polonisë, i cili theksoi se pjesa perëndimore e këtij shteti ishte një dhuratë nga Bashkimi Sovjetik dhe Stalini. Gjithashtu paralajmëron me reagim të fuqishëm nëse ndodh një sulm ndaj Bjellorusisë. Territori në perëndim është një dhuratë e Stalinit për Poloninë. Miqtë tanë në Varshavë e kanë harruar? Ne po ua rikujtojmë. Teksa liderët polakë, që me shumë mundësi po formojnë një lloj koalicioni nën ombrellën e NATO-s për tu përfshirë drejtpërdrejtë në konfliktin e Ukrainës, në mënyrë që të marrin një pjesë të madhe të Ukrainë për vete, tha Putin.