SHBA po teston aftësinë e satelitëve për të zbrapsur kërcënimet nga kina dhe rusia, shumë kilometra mbi sipërfaqen e tokës, vetëm pak javë pasi Rusia qëlloi një satelit të vetin, të vjetër, të komunikimeve. Simulimi kompjuterik, përfshin rrëzimin e mundshëm të satelitëve amerikanë që gjurmojnë satelitët, bllokimin e satelitëve dhe pasojat e tjera të mundshme në luftën në hapësirë. Gjatë një vizite në bazën e forcave hapësinore amerikane, në Kolorado, zëvendës sekretarja e mbrojtjes, Kathleen Hicks, pa nga afër stërvitjen e forcave amerikane. Kjo ishte stërvitja e 13 e këtij lloji dhe e treta në të cilën përfshiheshin partnerë si Britania, Kanadaja dhe Australia.