Trupat ruse do të kenë rrugë të hapur për të marrë qytetet e rëndësishme në ukrainën lindore nëse ata marrin kontrollin e Bakhmutit, paralajmëroi presidenti Volodimir Zelenski në një intervistë për CNN ndërsa mbrojti vendimin e tij për ti mbajtur forcat ukrainase në qytetin e rrethuar. “Kjo është lëvizje taktike për ne”, tha Zelenski duke insistuar se lidershipi ushtarak i Kievit është i bashkuar në vendimin për zgjatjen e mbrojtjes së qytetit, pasi javë sulmesh ruse e kanë gjunjëzuar atë.