Top News/ Nëse humb zgjedhjet nuk garoj më! Trump dorëzohet: Me kaq mbaron, por shpresoj që…
23/09/2024 12:15

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk beson se do të garojë për president në vitin 2028, nëse pëson disfatë në zgjedhjet presidenciale amerikane më 5 nëntor. Trump, 78 vjeç, ka qenë kandidat i republikanëve në tri palë zgjedhje presidenciale radhazi dhe e ka ndryshuar partinë dukshëm në tetë vjetët e fundit. Në një intervistë për Sinclair Media Group të dielën, Trump u pyet nëse parashikon se do të garojë edhe një herë në rast se humb kundër kandidates demokrate, Kamala Harris. “Jo, mendoj se jo. Me kaq do të mbarojë. Nuk mendoj se do ta bëj”, u përgjigj Trump. Por, ai shtoi se “shpresoj se ne do të jemi shumë të suksesshëm” në zgjedhjet e nëntorit. Ligji amerikan ua ndalon presidentëve mbajtjen e më shumë se dy mandateve, prandaj Trumpi nuk do të garonte më 2028 as në rast fitoreje këtë vit. Trumpi përballet me garë të fortë kundër demokrates, zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris, pasi sondazhet po tregojnë se gara mes tyre është tejet e ngushtë në shtetet kryesore, të cilat me gjasë do të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit, edhe pse Harris ka filluar ta krijojë një epërsi në sondazhet gjithëkombëtare. Trumpi e nisi fushatën e parë për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë më 2020, në të njëjtën ditë në të cilën u inaugurua në 2017, ndërsa fushatën e dytë për t’u rizgjedhur e nisi para dy vjetëve, në nëntor 2022. Trump rrallëherë e ka pranuar mundësinë e humbjes në zgjedhje. Ai ka vazhduar të pretendojë në mënyrë të rreme se humbi më 2020 kundër presidentit Joe Biden për shkak të vjedhjes së votave dhe përballet me akuza për vepër penale në lidhje me përpjekjet e tij për ta zhbërë rezultatin e atyre zgjedhjeve. Ai i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar aktakuzën kundër tij si sulm politik. Ndërkohë, Harris, 59-vjeçare, e emërua kandidate e demokratëve pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara muaj më parë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20