Koreja e Veriut thuhet se është pajisur me një "sistem të lëshimit masiv të raketave, të aftë për të lëshuar koka bërthamore drejt Koresë së Jugut". Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, udhëheqësi Kim Jong Un mbikëqyri zbulimin zyrtar të armës më të re. Në fjalimin e tij në ceremoni, Kim vlerësoi sistemin e ri 600-milimetërsh, me shumë lëshime, duke e përshkruar atë si "unik. Është arma më e dobishme në botë për goditje të përqendruara dhe super të fuqishme, domethënë për kryerjen e një misioni strategjik", tha ai. Kim jong un gjithashtu theksoi se nëse kjo armë përdoret, askush nuk mund të "shpresojë për që zoti ta mbrojë. Precizioni dhe fuqia e raketave balistike taktike dhe funksionet e shumë lëshimeve janë të kombinuara në mënyrë të përsosur në këtë armë", shtoi lideri koreanoverior. Gjatë vizitës së Kim Jong un në fabrikën e prodhimit, zyrtarët dhe ekspertët vlerësuan se raketa-lëshuesi mund të përdoret kundër Koresë së Jugut, dhe mund të godasë lehtësisht edhe kryeqytetin e saj, Seul, i cili ndodhet më pak se 50 kilometra nga vija ndarëse mes dy vendeve. Për më tepër, kjo risi besohet se do të rrisë shumë aftësitë e goditjeve precize të Koresë së Veriut, duke sfiduar para së gjithash Korenë e Jugut, por edhe Shtetet e Bashkuara. Zbulimi i saj mund t'i paraprijë testeve zyrtare para eksportit të saj në Rusi, duke pasur parasysh partneritetin midis dy vendeve.