Pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu gatishmërinë për t’u takuar me homologun rus Valdimir Putin, ka ardhur reagimi nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se nëse presidenti ukrainas dëshiron të takohet Putinin, ai duhet të vijë në Moskë. Zelensky deklaroi se do të udhëtojë në Miami për samitin e G20, nëse Putin do të marrë pjesë në takimin e liderëve që zhvillohet në dhjetor, por Kremlini ende nuk ka vendosur nëse Putin do të marrë pjesë në këtë takim.